Aktualitet
“Bëri lëmsh” rrjetin me një foto me unazë, Majk nuk është fejuar? Ja si qëndron e vërteta

Ditën e djeshme, lajmi se këngëtari nga Kosova, Majk, ishte fejuar bëri xhiron e mediave online. Në fakt, jo më kot, pasi ishte vetë artisti që i nxiti të tilla lajme me një postim në Instagram.
Ai ndau një foto duke i vendosur unazën në gisht një vajze dhe duke shkruar: “She said Yes”!
Mirëpo, kjo ka qenë thjesht një taktikë marketingu për të promovuar këngën e tij të re. Sot, Majk ka postuar promon e këngës, ku shihet një vajzë me një fustan nusërie.
“Ku je fshehë/ Nesër, ora 16:00”, -ka shkruar ai përkrah videos me një emoji nuseje.
Pra, Majk na mashtroi pasi nuk qenka fejuar siç la të kuptohej dje.
#Bëri #lëmsh #rrjetin #një #foto #unazë #Majk #nuk #është #fejuar #qëndron #vërteta
Java News