Aktualitet
Fëmija shqiptar vetëm 11 vjeç vinte vërdallë me Lamborghinin luksoz

Policia e Kosovës ka sekuestruar një mjet luksoz Lamborghini në Prizren, në drejtim të të cilit ndodhej një i mitur 11 vjeç.
Blutë e Prizrenit informojnë se makina u ndalua pranë fshatit Zhur, teksa babai i fëmijës që drejtonte Lamborghinin ishte në sediljen e pasagjerit.
Makina nuk kishte targa dhe asnjë dokument pronësie, gjë që detyroi auturitetet ta sekuestronin, teksa për babanë e 11 vjeçarit u vendos dhe një gjobë e majme.
/a.r
#Fëmija #shqiptar #vetëm #vjeç #vinte #vërdallë #Lamborghinin #luksoz
Java News