“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”, shokët e skuadrës surprizojnë Luisin në spital

Egert Bakalli, trajneri i Dinamo U-15 bashkë me lojtarët e skuadrës kanë surprizuar sot në spital, Luis Meçen, i cili mori 4 plagë në trup gjatë sherrit me thika pranë shkollës “Fan Noli”.
Në këto momente mjaft të vështira, shokët janë më të bashkuar se kurrë, jo më në fushën e blertë, por fatkeqësisht në ambientet e spitalit.
Vdekje e 14-vjeçarit pas një sherri për arsye banale jashtë shkollës me një grup bashkëmoshatarësh tronditi mbarë opinion publik.
E teksa Martin Cani atë ditë duhej të kthehej për stërvitje në fushën e gjelbër, 14-vjeçarit ju ndërprenë ëndrrat në mes pas një sherri që degradoi në përdorimin e thikës.
Ngjarja u shënua mesditën e kësaj të hëne, ku një konflikt mes nxënësve të “Fan Nolit” dhe një tjetër shkolle në Sauk përfundoi në tragjedi. Konflikti mes të rinjve kishte nisur në rrjetet sociale dhe u zhvendos në afërsi të shkollës “Fan Noli” në të cilën shkolloheshin dy të rinjtë, viktima dhe shoku i tij.
Policia e Tiranës bëri me dije se ngjarja ndodhi rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli”. Katër të rinjtë u konfliktuan me njëri-tjetrin, konflikt i cili më pas agravoi deri në përdorimin e thikës.
#Jetëgjati #nuk #bëhet #jetëshkurtër #shokët #skuadrës #surprizojnë #Luisin #në #spital
Java News