Aktualitet

Rrëshqitje masive gurësh në rrugën Prekal-Kir, bllokohen automjetet në Shkodër

Moti i keq me erëra të forta dhe reshje shiu që ka shoqëruar territorin e Bashkisë Shkodër ka krijuar probleme në segmentin rrugor Prekal-Kir.

Gjatë natës ka pasur rrëshqitje të mëdha të rrugës çka ka sjellë bllokimin e saj për automjetet, siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Klan News.

Bashkia Shkodër ka vënë në dijeni strukturat e emergjencave civile dhe firmën kontraktuese për menaxhimin e kësaj situate ndërkohë që i bën thirrje banorëve që të bëjnë kujdes në këtë segment rrugor.

/a.r

#Rrëshqitje #masive #gurësh #në #rrugën #PrekalKir #bllokohen #automjetet #në #Shkodër
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button