Aktualitet

Aksident në Maliq/ Përplas bariun dhe delet e arratiset nga vendngjarja, policia në kërkim të shoferit

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në afërsi të fshatit Rëmbec, në Maliq.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet ka përplasur një bari, i cili ka marrë lëndime në trup. Përveç bariut, i cili ndodhet nën kujdes mjekësor, aksidenti ka shkaktuar dëme edhe në tufën e tij të deleve, ku 3 nga kafshët janë goditur nga automjeti.
Drejtuesi i mjetit ka larguar menjëherë vendin e ngjarjes pas aksidentit, duke e lënë pas të plagosurin.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shoferit të arratisur.

#Aksident #në #Maliq #Përplas #bariun #dhe #delet #arratiset #nga #vendngjarja #policia #në #kërkim #të #shoferit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button