Aktualitet

Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhër-arrest ndaj Netanyahut, reagon SHBA: Jemi kategorikisht kundër vendimit

Shtetet e Bashkuara kanë hedhur poshtë kategorikisht vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për të lëshuar urdhër-arrest kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallad, tha sot një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

“SHBA kundërshton me forcë vendimin e Gjykatës për të lëshuar urdhër-arreste kundër zyrtarëve të lartë izraelitë. Ne mbetemi thellësisht të shqetësuar për nxitimin e Prokurorit të Përgjithshëm për të kërkuar urdhra arresti dhe gabimet shqetësuese procedurale që çuan në këtë vendim”, tha zëdhënësi, duke shtuar se SHBA po diskuton hapat e ardhshëm me partnerët e saj.

Zëdhënësi përsëriti se sipas Uashingtonit “ICC nuk ka juridiksion ligjor mbi këtë çështje”.

#Gjykata #Penale #Ndërkombëtare #lëshoi #urdhërarrest #ndaj #Netanyahut #reagon #SHBA #Jemi #kategorikisht #kundër #vendimit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button