Tjetër sherr me thika, plagoset një student në “Qytetin Studenti” (EMRAT)

Në zonën e “Qytetit Studenti” ka ndodhur një tjetër sherr me thikë, si pasojë e të cilit një person është plagosur.
Sipas A2 CNN, autori dhe i plagosuri janë të dy studentë.
I plagosuri me thikë është 19-vjeçari Aron Demiraj. Sipas burimeve, ai ka marrë tre plagë: një në brinjë, një në qafë dhe një në shpatull. Sakaq se autori është shtetasi Ajdin Ajvazi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në të njëjtën kohë kur qytetarët po protestojnë para Ministrisë së Arsimit disa ditë pas vrasjes po me thikë të një 14-vjeçari në shkollën “Fan Noli”, nga shoku i tij i klasës.
Tiranë/Informacion paraprak
– Më datë 21.11.2024, në Qytet Studenti, në rrugën “Sotir Kolea”, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi A. A., 19 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin A. D., 20 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/a.r
#Tjetër #sherr #thika #plagoset #një #student #në #Qytetin #Studenti #EMRAT
Java News