Erë e fortë, dallgë deri në 2 metër në bregdetin e Durrësit

Përgjatë gjithë orëve të natës ka patur prezencë të erës me shpejtësi 15-20m/s dhe dallgë, lartësia e te cilave ka arritur deri në 2m. Gazetarja e A2 CNN Elitjona Doko raporton se situata aktualisht është disi më e qetë. Burime nga autoritetet detare për A2, bëjnë me dije se situata e krijuar në gjirin e Durrësit nuk ka ndikuar në nisjen apo mbërritjen e trageteve nga të dyja anët e Adriatikut.
Ndërsa është pezulluar përkohësisht dalja në det e anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese, deri në qetësimin e situatës.
Është bërë sigurimi i anijeve të akostuara në kalatat portuale, me qëllim shmangien e incidenteve.
Në qytet situata duket e qetë, pasi intensiteti i reshjeve ka qenë me intervale të shkurtra dhe nuk ka krijuar problematika në ujëmbledhësin e qytetit. Dy lumenjtë ai i Ishmit dhe Erzenit që përshkruajnë territorin e Qarkut Durrës, janë nën kontroll.
#Erë #fortë #dallgë #deri #në #metër #në #bregdetin #Durrësit
Java News