Tech

Trajnimi intensiv/ Përfundon faza e parë e kursit për ekspertët shqiptarë të Mbrojtjes Civile

Në kuadër të projektit “Krijimi i Qendrës Operative Kombëtare për Emergjencat Civile të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Shqiptare”, financuar nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim, për një shumë prej 1.2 milionë euro, nga data 21 deri më 28 qershor 2023, në Tiranë, u zhvillua kursi për Operatorët Shqiptarë të Mbrojtjes Civile, në bashkëpunim dhe koordinim me Departamentin e Mbrojtjes Civile të Kryesisë së Këshillit të Ministrave të Italisë dhe me Mbrojtjen Civile të Toskanës/Qyteti Metropolitan i Firences.

Trajnimit, të realizuar përmes pesë moduleve teorike, në të cilat morën pjesë 24 operatorë të Sallës Operative të Emergjencave Civile dhe staf i Bashkisë së Tiranës, iu shtua dhe një ushtrim praktik që synonte përsosjen e reagimit të Mbrojtjes Civile Shqiptare pas ngjarjeve katastrofike, për menaxhimin e llojeve të ndryshme të emergjencave (përmbytje, zjarre, tërmete, etj.).

Pjesa e dytë e kursit do të zhvillohet në Itali, pranë Departamentit të Mbrojtjes Civile të Kryesisë Italiane të Këshillit të Ministrave dhe Mbrojtjes Civile të Toskanës/Qytetit Metropolitan të Firences.

Nisur nga shtimi i ngjarjeve katastrofike vitet e fundit, programi perputhet plotesisht me një prioritet gjithnjë në rritje të qeverisë shqiptare, si në nivel qendror ashtu edhe në atë vendor: emergjencat civile.

Kurset synojnë të përfshijnë, në mënyrë të strukturuar, të qëndrueshme dhe proaktive, njohuritë italiane të Mbrojtjes Civile, si një model ekselence i njohur ndërkombëtarisht./m.j


#Trajnimi #intensiv #Përfundon #faza #parë #kursit #për #ekspertët #shqiptarë #të #Mbrojtjes #Civile

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button