Gërvalla në takim të rregullt me ambasadorin Hovenier

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se kryediplomatja Donika Gërvalla ka mbajtur takim të rregullt me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.
Në takim, raportohet se është folur për “partneritetin e ngushtë mes dy shteteve”.
“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Takimi i rregullt mes tyre pati në fokus partneritetin e ngushtë mes dy shteteve, realizimin e projekteve të përbashkëta në demokratizim dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Ministrja Gërvalla ritheksoi përkushtimin e vendit në avancimin e agjendës euroatlantike dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.
Ajo shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të gjithanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si një partner i fuqishëm dhe kontribues kryesor në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe Evropë.” – thuhet në njoftim.
#Gërvalla #në #takim #të #rregullt #ambasadorin #Hovenier
gazetablic.com