Aktualitet

KESCO me thirrje ndaj konsumatorëve: Përdorni rrymën natën!

Derisa ZRrE-ja kohë më parë ka vendosur sistemin e bllok tarifave, ku çmimi i energjisë elektrike varet nga sasia e kilovatëve të konsumuar, Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike, KESCO u ka bërë thirrje konsumatorëve që të përdorin energjinë elektrike me tarifat e natës, pas orës 22:00 kur çmimi është më i ulët.

Në këtë thirrje drejtuar konsumatorëve, KESCO ka treguar se për konsum deri në 800 kilovat në orë paguhet çmim më i ulët derisa mbi 800 kilovat në orë, çmimi është më i lartë.

Ata kanë dhënë edhe një shembull praktik.

“Në një rast me konsum prej 1600 kWh, duke përdorur përqindjet mesatare të shpenzimit: 67% gjatë ditës (tarifa e lartë). 33% gjatë natës (tarifa e ulët, pas orës 22:00). 800 kWh të para kushtojnë 50.57 euro. 800 kWh tjerë, pra nga 801 deri 1600 kushtojnë 87.78 euro, për shkak të tarifës më të lartë në bllokun e dytë”, kanë njoftuar ata.

Ky sistem tarifor sipas KESCO-s, synon të nxisë kursimin e energjisë dhe mbarëvajtjen e sistemit elektro-energjetik.

Ata kanë këshilluar konsumatorët që për të paguar më pak, konsumi duhet mbajtur nën 800 kilovat.



#KESCO #thirrje #ndaj #konsumatorëve #Përdorni #rrymën #natën
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button