“Sa të vi në Shqipëri…”/ Mesazhe dhune në rrjetet sociale, procedohet 16-vjeçari me banim në SHBA

Policia ka identifikuar dhe nisur procedim penal për 16-vjeçarin i cili u shfaq në një video, duke bërë kërcënime në rrjetin social, Tik Tok.
Sipas uniformave blu të kryqytetit, adoleshenti banon në SHBA..
I mituri, nëpërmjet rrjeteve sociale, ka bërë thirrje për nxitje të urrejtjes ose grindjeve, për mbajtje të armëve të ftohta nga fëmijët dhe për përdorimin e tyre në konflikte.
Njoftimi:
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, kanë identifikuar shtetasin 16 vjeç që shfaqet në video, i cili banon në SHBA.
Në vijim të veprimeve për rastin, janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për fillimin e procedimit penal, për 16-vjeçarin.
Ky shtetas, nëpërmjet rrjeteve sociale, ka bërë thirrje për nxitje të urrejtjes ose grindjeve, për mbajtje të armëve të ftohta nga fëmijët dhe për përdorimin e tyre në konflikte.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal”, njofton policia.
#të #në #Shqipëri.. #Mesazhe #dhune #në #rrjetet #sociale #procedohet #16vjeçari #banim #në #SHBA
Java News