Regjistroi pronën me dokumente false, arrestohet ish-drejtori i Hipotekës së Durrësit

Policia e Durrësit ka vënë në pranga Ardian Konën, ish-drejtues i ASHK së Durrësit në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone me dokumente false. Ndaj tij si dhe ndaj tre zyrtarëve të tjerë rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.
Masa e sigurisë i është caktuar nga Gjykata e Durrësit, më datë 19.11.2024, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone, me dokumente false.
“Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e 3 shtetasve për të cilët Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, konkretisht:
B. Z., 42 vjeç, banues në Durrës dhe L. D., 34 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe A. D., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, njofton policia.
/a.r
#Regjistroi #pronën #dokumente #false #arrestohet #ishdrejtori #Hipotekës #së #Durrësit
Java News