SHQIPËRI-UKRAINË / Katastrofë për kuqezinjtë, ukrainasit shënojnë dy herë në 10 minuta

Shqipëria pret sot në stadiumin “Arena Kombëtare” Ukrainën, në atë që është ndeshja e fundit në Grupin B1 të Ligës së Kombeve dhe që do të jetë përcaktuese për të dy ekipet.
Kuqezinjtë vijnë në këtë sfidë të ndërgjegjshëm se mund të përfundojnë në çdo pozicion të grupit, në varësi të asaj që do të prodhojë ky duel si dhe ndeshja tjetër mes Çekisë dhe Gjeorgjisë. Ndërsa Ukraina ka opsion vetëm fitoren, pasi çdo rezultat tjetër e rrëzon automatikisht në Ligën C si të fundit të grupit.
LIVE SHQIPËRI-UKRAINË 0-2
5′ Zinçenko
NGJARJET KRYESORE
9’ Tjetër goditje e ukrainasve, këtë herë është Jaremçuk i vili shtyn topin në rrjetë lehtësisht (VIDEO)
5’ Gjuajtja e parë sjell golin e miqve! Pas një topi të kthyer nga mbrojtja, Zinçenko i vetëm tund rrjetën. (VIDEO)
1’ Nis dueli në “Arena Kombëtare”.
#SHQIPËRIUKRAINË #Katastrofë #për #kuqezinjtë #ukrainasit #shënojnë #herë #në #minuta
Java News