Aktualitet
Shkrumbohet nga flakët një makinë në Shëngjin, shpëtojnë mrekullisht shoferi dhe dy vajzat e tij

Një automjet tip Benz është shkrumbuar nga flakët e zjarrit në rrugën e Ranës se Hedhur në Shëngjin.
Mjeti në pronësi të Adriatik Çala u përfshi nga zjarri sapo ishte parkuar në afërsi të banesës dhe ishte e ndezur.
Brenda mjetit ishin dy vajzat e familjes, por fatmirësisht arritën të dalin pa marrë lëndime.
Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve. Dyshimet paraprake janë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë defekt në mjetin tip Benz.
#Shkrumbohet #nga #flakët #një #makinë #në #Shëngjin #shpëtojnë #mrekullisht #shoferi #dhe #vajzat #tij
Java News