Sport

SPAK ‘godet’ në Shqipëri dhe Itali, 20 urdhërarreste ndaj një grupi kriminal të trafikut të drogës

Prokuroria e Posaçme raportohet se ka lëshuar të paktën 20 urdhërarreste këtë të martë. Raportohet se urdhërarrestet janë lëshuar në drejtim të një grupi të strukturuar kriminal, i dyshuar për trafik droge.

Operacioni aktualisht është në vijim e sipër dhe është shtrirë mes Shqipërisë dhe Italisë. Vetë SPAK në një njoftim thotë se do të ketë një konferencë për shtyp lidhur më këtë operacion që zhvillohet në bashkëpunim me autoritetet e huaja.

“Sot, në orën 13.30, pranë ambienteve tona në SPAK, do të mbahet konferencë për shtyp lidhur me Krimin e Organizuar & në bashkëpunim me autoritete të huaja”.

/a.r

#SPAK #godet #në #Shqipëri #dhe #Itali #urdhërarreste #ndaj #një #grupi #kriminal #të #trafikut #të #drogës

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button