“Një burrë i bërtiti, të hapen kamerat”, vrasja e 14-vjeçarit, flet shoferi që merrte nxënësit: Ca kalamaj më thanë…

Një ngjarje tronditëse ndodhi dje në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ku u vra një 14-vjeçar.
Shoferi i furgonit që merrte shpesh në makinë adoleshentin tha në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News 24 se disa kalamaj i kanë thënë se “kanë therur Martinin” dhe më pas mori vesh lajmin e kobshëm.
Shoferi ka thënë më tej se ditën e premte, një burrë i ka bërtitur Martinit dhe ky i fundit ishte nxehur atë ditë dhe shante gjithë rrugës.
“Atë e kam pas njohur, djalin që ka vdekur. Vinte shpesh herë me mua. Unë e merrja për respekt. Martini ishte djalë i mirë, të tjerët nuk i njoh.
Kur kam parë lajmin, më ka ikur mendja. Një burrë i kishte bërtitur të premten Martinit, se di kush ishte ai burri. E çova në shtëpi të premten, por shante.
I thashë mos shaj, se nuk është mirë të shash. Një burrë i madh i ka bërtitur, nëse hapen kamerat gjendet se kush është. Për këtë goditje kishte edhe reagim nga qytetarët.
Dje nuk e takova më Martinin. Ca kalamaj në furgon më thanë hajde se e kanë ther Martinin dhe më pas e pashë të shtrirë. Nuk e njoh familjen e viktimës”, tha ai.
/a.r
#Një #burrë #bërtiti #të #hapen #kamerat #vrasja #14vjeçarit #flet #shoferi #që #merrte #nxënësit #kalamaj #më #thanë..
Java News