Aktualitet
FSK-ja realizon për herë të parë Kursin e Karrierës për Kapiten

Shkolla e Oficerëve, në kuadër të Akademisë së Mbrojtjes së FSK-së, ka filluar realizimin e Kursit të Karrierës për Kapiten, për herë të parë.
Kursi ka për qëllim zhvillimin e aftësive taktike, teknike dhe të udhëheqjes për oficerët, dukë i përgatitur ata për udhëheqje në nivel kompanie dhe për operacione të përbashkëta.
“Ky kurs është një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin e oficerëve tanë, duke i përgatitur ata për sfidat e udhëheqjes në mjedise operacionale”, thuhet në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Facebook.
#FSKja #realizon #për #herë #të #parë #Kursin #Karrierës #për #Kapiten
gazetablic.com