Sport

Pas Michel, Rama takon Presidenten e KE Ursula Von der Leyen

Pas takimit të djeshëm me Presidentin e Këshillit të Europës Charles Michel, Kryeministri i vendit Edi Rama ka takuar këtë të Martë Ursula von Der Leyen.

Ende nuk ka detaje më shumë sa i takon takimit të tyre, por mendohet se në fokus do të jetë situata mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo pasi edhe më herët u bë e ditur se kreu i qeverisë shqiptare udhëtoi drejt Brukselit pikërisht për këtë arsye. Rama u shpreh se do t’i përcjellë Michel-it dhe familjes së krerëve europianë shqetësimet e tij për situatën rajonale.

Ai shprehu bindjen se zgjidhje duhet të jetë një konference pa afat kohor, ku të mbyllur brenda mureve të një strukture mikpritëse nën kujdesin e bashkësisë euro-atlantike, liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllin krejt pikat e marrëveshjes së normalizimit.

Kjo është përpjekja e radhës e kreu të qeverisë shqiptare për të ndërmjetësuar një dialog mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, pas një letre që i ka dërguar së fundmi presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz për të zbatuar planin franko-gjerman për të dy vendet.

/a.r

#Pas #Michel #Rama #takon #Presidenten #Ursula #Von #der #Leyen

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button