Jashari: Do ta rishikoj rastin, nuk mendova se ishte ndërhyrje për karton të kuq – jam i lumtur me golin

Kosova ka fituar ndeshjen e fundit të grupeve të Nations League ndaj Lituanisë.
Dardanët arritën të mposhtin Lituaninë me rezultat minimal 1-0, shkruan Sport.
Autori i golit të vetëm të këtij takimi ishte Muharrem Jashari në minutën e 5’të të takimit.
Kosova mbeti me një lojtarë më pak në fushë gjatë gjithë pjesës së dytë pasi pikërisht Jashari u përjashtua me karton të kuq.
Pas ndeshjes për RTK foli, Muharrem Jashari.
“Çdo trajner ka zgjedhjet e tij, jam i lumtur me golin, por më së shumti jam i lumtur për fitoren. Ndikuan emocionet atmosfera dhe të gjitha, do ta shikoj përsëri rastin, mendova që ishte për karton të verdhë, por jo për të kuq”, tha Jashari.
/ Sport/
#Jashari #rishikoj #rastin #nuk #mendova #ishte #ndërhyrje #për #karton #të #kuq #jam #lumtur #golin
gazetablic.com