Aktualitet
Gjendet i vdekur në hotelin e një fshati në Elbasan, 63-vjeçari italian

Një shtetas italian është gjetur i vdekur në fshatin Tregan të Elbasanit. Sipas Policisë, 63-vjeçari italian ishte akomoduar në hotelin e këtij fshati. Nga të dhënat paraprake dyshohet se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Elbasan/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në fshatin Tregan, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale, në hotelin ku ishte akomoduar, shtetasi italian L. R., 63 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
/a.r
#Gjendet #vdekur #në #hotelin #një #fshati #në #Elbasan #63vjeçari #italian
Java News