Aktualitet

Kosova me dy mungesa të mëdha në ndeshjen e sotme

Kombëtarja e Kosovës sonte përballet me Lituaninë në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova sonte kërkon fitoren, që ta mbyllë mirë kampanjën me një tre pikësh, shkruan Sport.

Megjithatë, “Dardanët” do kenë dy mungesa të mëdha në mbrojtje. Amir Rrahmani e Lumbardh Dellova do mungojnë, shkak i kartonëve të verdhë.

Kombëtarja e Kosovës synon fitoren dhe vendin e dytë, që më pas me “Play Off” të synojë ngjitjen në Ligën B të Ligës së Kombeve.

/ Sport/

 

 



#Kosova #mungesa #të #mëdha #në #ndeshjen #sotme
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button