Kishte biznes privat dhe pa rekorde kriminale, kush është trafikanti që ktheu shtëpinë në laborator droge në Qerekë

Një grup i trafikimit ndërkombëtar të drogës u godit nga SPAK, ku 10 persona përfunduan nën pranga, mes tyre tre latinë.
Ata kishin krijuar një laborator droge në fshatin Qerekë të Fushë Krujës, ku përpunohej kokaina e marrë nga lëkura e bagëtive që transportohej nga Amerika Latine.
Detaje të reja janë zbuluar nga ky hetim, ku është zbuluar se në pronësi të kujt ishte ndërtesa ku ishte ngritur ky laborator. 25-vjeçari Endi Sejdini, i cili është gjithashtu një nga të arrestuarit, në një nga katet e banesës e kishte kthyer në laborator.
I riu kishte një biznes privat moblieri në zonë dhe se nuk rezulton një person me precedentë penal apo rekorde kriminale. Gjithashtu një detaj tjetër i ri është se dyshohet se drejtues të këtij grupi trafikantësh janë Artion Çaushllari, Geis Fejsullai, Kladi Birçe dhe Aldi Zonja, ku ky i fundit ishte dhe financues i grupit.
Top Channel
#Kishte #biznes #privat #dhe #rekorde #kriminale #kush #është #trafikanti #që #ktheu #shtëpinë #në #laborator #droge #në #Qerekë
Java News