Aktualitet

Ajeti: Në pjesën e parë kishim vështirësi, në pjesën e dytë qarkulluam topin dhe arritëm te rastet

Ka përfunduar ndeshja mes Shqipërisë dhe Çekisë.

Dueli përfundoi pa gola në “Air Albania”, shkruan Sport.

‘Kuqezinjtë’ ishin në vështirësi në disa momente në pjesën e parë, megjithatë nuk munguan as rastet.

Edhe në pjesën e dytë skuadrat ishin të matura duke mos rrezikuar shumë në mënyrë që të evitohej humbja eventuale.

Pas ndeshjes për SuperSport foli Arlind Ajeti.

“Ka qenë një ndeshje e vështirë për mbrojtjen, besoj që kemi bërë mjaft mirë, ishim të organizuar. Pjesën e parë duhet të bënim më shumë në mbajtjen e topit. Kemi bërë një ndeshje të mirë, në pjesën e parë patëm vështirësi, në pjesën e dytë qarkulluam topin dhe arritëm te rastet.

Mbrojtja më duket shumë e mirë, të gjithë lojtarët kanë cilësi për të luajtur titullarë. Në pjesën e dytë kur Asllani u fut mes dy mbrojtsave, çekët e patën më të vështirë”, u shpreh Ajeti.

Gjithçka do të vendoset në xhiron e radhës në grupin e Shqipërisë aty ku skuadra e Sylvinhos ka 7 pikë aq sa Gjeorgjia, kurse Çekia ka 8 pikë si lidere e grupit, teksa Ukraina e fundit me 5 pikë.

/ Sport.



#Ajeti #Në #pjesën #parë #kishim #vështirësi #në #pjesën #dytë #qarkulluam #topin #dhe #arritëm #rastet
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button