Aktualitet

Biden pritet të bëjë presion ndaj Presidentit të Kinës për ‘shkëputje’ të lidhjeve të Koresë së Veriut me Rusinë

Joe Biden pritet të përdorë takimin e tij të fundit me liderin e Kinës, Xi Jinping, për t’i kërkuar atij që të largojë Korenë e Veriut nga thellimi i mëtejshëm i mbështetjes së saj për luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Bisedimet sot, të cilat do të jenë në margjinat e samitit vjetor të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Peru, vijnë pak më shumë se dy muaj përpara se Biden të largohet nga detyra.

Do të jetë takimi fundit i Biden me Presidentin e Kinës, Xi Jinping.

Me takimin përfundimtar, zyrtarët thonë se Biden do të kërkojë që Xi të rrisë angazhimin kinez për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një momenti tashmë të rrezikshëm me Korenë e Veriut.

Këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, tha se zyrtarët e administratës së Bidenit do të këshillojnë ekipin Trump se menaxhimi i konkurrencës intensive me Pekinin ka të ngjarë të jetë sfida më e rëndësishme e politikës së jashtme, me të cilën do të përballen.

#Biden #pritet #të #bëjë #presion #ndaj #Presidentit #të #Kinës #për #shkëputje #të #lidhjeve #të #Koresë #së #Veriut #Rusinë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button