Aktualitet

Prej javësh në kërkim për plagosje, lirohet pak orë pas arrestimit vëllai i deputetit socialist

Është liruar disa orë pas arrestimit, Flamur Rraja, vëllai i ish-deputeti të PS-së, Rrahman Rraja.

Ai u arrestua ditën e sotme, pas disa javësh në kërkim, por u lirua pasi prokurori i çështjes vendosi procedimin e tij në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Flamur Rraja ishte shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me djalin e tij, Arjel Rraja, dyshohet se dhunuan në afërsi të Rinasit, Kujtim Cacën dhe një familjar të tij, për motive pronësie.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 24.10.2024, në afërsi të Rinasit, në bashkëpunim me shtetasin A. Rr., dyshohet se, për motive pronësie janë konfliktuar fizikisht me shtetasit A. C., dhe K. C.,”– informoi policia.

#Prej #javësh #në #kërkim #për #plagosje #lirohet #pak #orë #pas #arrestimit #vëllai #deputetit #socialist
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button