Festat e nëntorit/ Kryeministri Rama: Ngjyra kuqezi në aktivitetet kulturore dhe sportive në shkolla

Nxënës dhe mësues nga shkolla të ndryshme të vendit kanë organizuar aktivitete festive në kuadër të Festave të Nëntorit.
Një ndër to ka qenë edhe gara për Kupën e 80-Vjetorit të Çlirimit në shkollat e vendit, ku ekipet e volejbollit dhe futbollit po përballen për të fituar trofeun që mban peshën e këtij përvjetori historik për vendin tonë.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një fotoalbum nga aktivitetet e organizuara në shkollat e vendit.
“Nëntori i Festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat tona, me ekspozita, aktivitete kulturore dhe sportive në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit dhe Ditës së Pavarësisë”, u shpreh Rama.
Atmosfera e festave të 28-29 Nëntorit ndjehet në çdo institucion arsimor të vendit, ku po organizohen aktivitete të ndryshme me ngjyrat kuqezi.
#Festat #nëntorit #Kryeministri #Rama #Ngjyra #kuqezi #në #aktivitetet #kulturore #dhe #sportive #në #shkolla
Java News