VIDEO / Sot Shqipëri-Çeki, fluks në Qafë-Thanë, shqiptarët nga RMV në mbështetje të Kombëtares

Ndeshja Shqipëri-Çeki ka shkaktuar fluks në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës .
Me qindra shqiptarë kryesisht nga Tetova, Struga, Kumanova i janë drejtuar Tiranës për të ndjekur ndeshjen e kombëtares shqiptare.
Tifozët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut janë ndër më besnikët e kombëtares pasi në çdo ndeshje të saj ata e ndjekin dhe mbështesin atë si kombëtaren e zemrës.
Shqipëria është gati për takimin e parë të nëntorit, sonte ndaj Çekisë. Skuadra me në krye trajnerin Silvinjo mbyllën mbrëmjen e djeshme përgatitjet në stadiumin “Air Albania”. Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për ndeshjen ndaj Çekisë.
/a.r
#VIDEO #Sot #ShqipëriÇeki #fluks #në #QafëThanë #shqiptarët #nga #RMV #në #mbështetje #të #Kombëtares
Java News