VIDEO / Menaxhimi i plazheve, hapet në E-Albania aplikimi, Rama: Afati 30 ditë…

Është hapur në E-Albania aplikimi për menaxhimin e stacioneve të plazhit për vitin 2025 sipas kritereve të reja ligjore. Lajmin e ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, sipas të cilit menaxhimi do të kryhet sipas kritereve të reja ligjore, duke dyfishuar hapësirat publike.
“Duke vijuar traditën e mirë të përgatitjeve të hershme për sezonin veror, është hapur tanimë në E-Albania aplikimi për menaxhimin e stacioneve të plazhit për vitin 2025 sipas kritereve të reja ligjore, ku plazhet do të mund të merren nën administrim të përkohshëm vetëm nga hotelet e vijës së parë ose në afërsi, duke sjellë dyfishimin e hapësirave publike si edhe shpërndarjen e tyre gjatë gjithë bregdetit”, shkruan kryeministri.
Ai njofton se “sistemi do të qëndrojë i aksesueshëm për 30 ditë për të garantuar një proces të barabartë dhe transparent për të gjithë”.
/a.r
#VIDEO #Menaxhimi #plazheve #hapet #në #EAlbania #aplikimi #Rama #Afati #ditë..
Java News