Aktualitet
Shqipëria synon fitoren e madhe sonte ndaj Çekisë

Shqipëria është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë.
Skuadra me në krye trajnerin Sylvinho synon sonte fitoren e madhe në Air Albania, me ndeshjen që luhet me fillim nga ora 20:45.
Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit brazilian për këtë takim.
Të gjitha biletat janë shitur, me atmosferën që pritet të jetë e jashtëzakonshme në Tiranë.
Një fitore e mundshme sonte, do ta vendoste Shqipërinë në vendin e parë në grup.
/ Sport/
#Shqipëria #synon #fitoren #madhe #sonte #ndaj #Çekisë
gazetablic.com