Aktualitet

Zyrtare: Ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë nuk vazhdon

Zyrtarisht ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës nuk do të vazhdojë.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 90+2 të takimit pas acarimeve në fushë dhe fyerjeve të vazhdueshme të rumunëve ndaj Kosovës, shkruan Sport.

Për gjatë gjithë ndeshjes lojtarët e Kosovës u penguan me laser në sy, teksa raportohet që në fund ‘huliganët’ kanë hudhur gjësende të forta në drejtim të bankës së Kosovës.

Pas gjithë kësaj lojtarët e Kosovës janë larguar nga fusha dhe ndeshja nuk do të përfundojë.

Kujtojmë që rezultati i ndeshjes ishte 0-0, teksa Kosova dominoi plotësisht takimin.

/ Sport/



#Zyrtare #Ndeshja #mes #Kosovës #dhe #Rumanisë #nuk #vazhdon
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button