Tech

Kaloi me not kanalin e Otrantos, Eva Buzo: Do e provoj përsëri

Vetëm 16 kilometra nga bregu i Vlorës, pasi kishte notuar 75 kilometra, Eva Buzo e ndali notin pas rreth 28 orësh rrugëtim.

36-vjeçarja australiane me origjinë nga Shqipëria, i rezistoi fillimisht këshillave të trajnerëve të saj për t’u tërhequr, por në fund u detyrua të dorëzohej vetëm pak milje nga Karaburuni. Pickimi i një kandili ia rëndoi situatën ndërsa edhe kripa ia kishte vështirësuar më parë të folurën.

E ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, Eva tregoi përjetimet e saja gjatë kësaj eksperience. Buzo tha se është e kënaqur me rezultatin që ka arritur, si dhe theksoi se u mundua që të japë më të mirën, pasi do e provojë sërish.

“Ndihem shumë mirë, më dërguan në spitalin e Vlorës dhe faleminderit të gjithëve për ndihmën. Tani jam shumë mirë. Në krahë kam ende shenjat e pickimeve të kandilave.

Ndihem mirë për këtë gjë, kisha ëndërruar gjithë jetën për këtë, por mesa duket nuk ishte e thënë. Por kjo eksperiencë më ndihmoi mua dhe ekipin për të kuptuar se si mund të realizojmë këtë gjë, se si është të notosh në kanlin e Otrantos dhe kjo do më ndihmojë për ta provuar sërish. Do e provoj vitin tjetër, sepse diçka që e nis nuk mund ta lësh në mes.

Për t’u përgatitur notoj 70 km për një javë. Po ashtu shumë stërvitje, palestër, gjithashtu dhe ndihma e ekipit tim. Gjyshi im ishte nga Berati, dhe ka emigruar drejt Australisë prandaj zgjodha Shqipërinë. ”- tha Eva.

/f.stafa

#Kaloi #kanalin #Otrantos #Eva #Buzo #provoj #përsëri

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button