FOTO / Nisin reshjet e para të dëborës në juglindje të vendit, zbardhet Dardha

Pas Thethit, Bogës dhe Shebenik, dëbora e parë ka nisur të bie edhe Korçë, ku është zbardhur fshati i Dardhës.
Gazetarja e RTSH-së, Eftjola Fili raporton se reshjet kane nisur vetëm pak minuta me parë në lartësitë mbi 1200 metra mbi nivelin e detit.
Sipas saj, reshjet kryesisht janë përqendruar në fshatin Shtyllë të njësisë administrative Vithkuq të bashkisë Korçë.
“Reshjet me të dendura kanë qenë në lartësitë 1200 metra mbi nivelin e detit. Reshjet kanë përfshirë edhe fshatin Shtyllë, aty ku trashësia e dëborës ka shkuar deri në 5 cm. Reshje dëbore ka në gjithë aksin rrugor nga Shtylla deri në majë të Mashkullores. Reshje dëbore ka edhe në zonat e tjera malore përfshi këtu edhe majën e Bigllës në afërsi të fshatit Dardhë” raporton Fili.
Aktualisht reshjet e dëborës po bien me intensitet të ulët dhe nuk kanë krijuar problematika në qarkullimin e automjeteve, por grupet e punës ndodhen ne terren.
Të gjitha mjetet borëpastruese të firmave nënkontraktore janë në gatishmëri për të mbajtur në normalitet akset e këtyre zonave
Deri tani nuk raportohen probleme për sa i përket qarkullimit të mjeteve.
/a.r
#FOTO #Nisin #reshjet #para #të #dëborës #në #juglindje #të #vendit #zbardhet #Dardha
Java News