Aktualitet

Helena Kadare në panair, letra që i shkroi Ismail Kadare pasi lexoi tregimin e saj

Helena Kadare është një nga tregimtaret e para shqiptare. Me gjeniun e letrave shqipe Ismail Kadare u njoh me anë të një tregimi. I rikthehet dashurisë, mungesës, letërsisë dhe tregimit edhe në këtë panair.

Një tregim i bë shkak që Ismail Kadare t’i shkruante për herë të parë vajzë asokohe gjimnaziste, që sot e njohim si shkrimtarja Helena Kadare.

Jemi mësuar të pyesim, a do të vijë Ismail Kadare në panair këtë vit? Nuk e kemi bërë këtë pyetje në këtë edicion të 27-të të panairit, por botuesi Bujar Hudhri surprizon duke sjellë Helena Kadarenë si tregimtare me librin “Krimineli nga Kadizi”.

Ndonëse i mungon kritika e gjeniut, Helena tregon se kjo periudhë ka qenë e vështirë pa vështrimin e tij dhe se vetëm shkrimi e leximi e ka ndihmuar në vetminë që vulos mungesa e Ismail Kadaresë.

“Krimineli nga Kadizi” dhe “Gruaja e lirë” janë dy tregimet e Helena Kadaresë që publikohen këtë nëntor, por shkrimtarja zbulon se ka tregime të tjera që presin të rishikohen për botim.

/a.r

#Helena #Kadare #në #panair #letra #që #shkroi #Ismail #Kadare #pasi #lexoi #tregimin #saj
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button