Aktualitet

Arrestohet një shtetase e Shqipërisë në Vërmicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetase të Shqipërisë të enjten në pikën kufitare në Vërmicë.

Kjo pasi e njëjta gjatë kontrollit të dokumenteve në Pikën e Kalimit Kufitar, i ka dhënë 50 euro ryshfet zyrtarit policor.

“14.11.2024 – 01:10. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit të dokumenteve në Pikën e Kalimit Kufitar, i ka dhënë 50 euro ryshfet zyrtarit policor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.



#Arrestohet #një #shtetase #Shqipërisë #në #Vërmicë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button