Aktualitet

Veliaj në Samitin për Ndryshimet Klimatike në Baku: Ndava përparimin e Tiranës me Stambollin dhe Tokion!

Në ditën e tretë të Samitit për Ndryshimet Klimatike që po mbahet në Baku, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është takuar me përfaqësues të qyteteve të Stambollit dhe Tokios.

Kryetari i Bashkisë ka ndarë disa foto në rrjetet sociale, ku thekson se mesazhi i përbashkët nga të tre qytetet ishte që të investojmë, mbështesim dhe financojmë qeveritë lokale, të cilat perkujdesen si në fatkeqësi ashtu dhe në inovacione.

“Ishte kënaqësi të ndaja përparimin e Tiranës, së bashku me dy partnerë të

Qytetet janë çelësi për zbutjen e ndryshimeve klimatike! Mesazhi ynë për #COP29 nga 3 qytetet tona, është të investojmë, mbështesim dhe financojmë qeveritë lokale, si përkujdesës kryesorë ndaj nevojave dhe aspiratave të njerëzve, si në fatkeqësi, ashtu edhe në inovacione”, shkruan Veliaj.

#Veliaj #në #Samitin #për #Ndryshimet #Klimatike #në #Baku #Ndava #përparimin #Tiranës #Stambollin #dhe #Tokion
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button