Sot varrosen dy të rinjtë që u vranë në Klinë

Albison dhe Rexhep Shlivova, të cilët u vranë ditën e mërkurë me armë zjarri në një lokal në qendër të Klinës, do të varrosen sot.
Familja Shlivova ka njoftuar se varrimi i dy të rinjve, do të bëhet sot (e premte) nga ora 13:00 në varrezat e fshatit Jashanicë.
“Familja Shlivova njofton se dy djemtë e tyre Albisoni dhe Rexhepi do të varrosen nesër 15 11 2024 (e premte). Varrimi bëhet në orën 13:00 në varrezat e fshatit Jashanicë! E pikëlluar familja Shlivova”, thuhet në njoftim e familjes lëshuar diten e djeshme.
Ndryshe Albisoni dhe Rexhepi u vranë ditën e mërkurë me armë zjarri në qender të Klinës. Njëri nga ta ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërsa tjetri ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës, pasi që nuk ka arritur t’u mbijetonte plagëve të marra.
#Sot #varrosen #të #rinjtë #që #vranë #në #Klinë
gazetablic.com