Aktualitet

Nga “gjurmimi” në male tek kultivimi total, Si po transformohet industria e bimëve mjekësore! Problem, mungesa e fuqisë punëtore

Në mungesë të fuqisë punëtore dhe sigurimit të bimëve të egra mjekësore, industria po mbështetet për përmbushjen e standardeve ndërkombëtare dhe gjurmueshmërinë, duke mundësuar kalimin nga mbledhja në natyrë drejt kultivimit të qëndrueshëm si dhe duke ulur kostot me qëllim rritjen e eksporteve.

Universiteti Bujqësor i Tiranës ka bërë bashkë aktorë të sektorit privat, akademinë, ekspertë ndërkombëtare dhe donatorë në një forum i cili kishte në thelb zhvillimin e teknologjisë dhe transferimin e njohurive në sektorin e bimëve aromatiko-mjekësore në Shqipëri.

Për herë të parë sektori privat ka nënshkruar një marrëveshje partneriteti me Universitetin Bujqësor të Tiranës për të drejtuar zhvillimin e ardhshëm të sektorit.

Kjo ndërhyrje është mbështetur nga RisiAlbania, një projekt i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Aktualisht 90 % e bimëve mjekësore që tregtohen jashtë janë të kultivuara.

Nga kjo industri përfitojnë të ardhura mbi 4 mijë familje.

#Nga #gjurmimi #në #male #tek #kultivimi #total #transformohet #industria #bimëve #mjekësore #Problem #mungesa #fuqisë #punëtore
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button