Aktualitet

Euro vijon tatëpjetën, FMN i kërkon BSH të ruajë regjim të lirë të kursit të këmbimit

Me gjithë tatëpjetën e euros në tregun shqiptar, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i kërkon Shqipërisë të vazhdojë zbatimin e “regjimit të lirë të kursit të këmbimit”.

Sipas FMN, ruajtja e këtij regjimi është thelbësore për të zbutur efektet nga luhatjet e tregut valutor, duke e bërë ekonominë më rezistente ndaj ndikimeve të jashtme.

Rekomandimet e FMN-së iu përcollën guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë një takimi të fundit. Rënia e euros ka sjellë shqetësime ekonomike, por Banka e Shqipërisë pritet të ndjekë udhëzimet e FMN-së për të shmangur ndërhyrjet e drejtpërdrejta në kursin e këmbimit.

/a.r

#Euro #vijon #tatëpjetën #FMN #kërkon #BSH #të #ruajë #regjim #të #lirë #të #kursit #të #këmbimit
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button