Aktualitet
Bardhi i afrohet foltores së Kuvendit, bllokohet nga Garda. I bashkohet Korreshi, Vokshi dhe Sula

Gazment Bardhi gjatë fjalës së deputetes Elda Hoti ka shkuar drejt foltores, duke iu drejtuar me tone të larta kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali.
Atij i është bashkuar dhe Saimir Korreshi, Albana Vokshi e Dashnor Sula, ndërsa Garda ka rrethuar foltoren.
Shkak është bërë ndërhyrja e Spiropalit, e cila nuk lejoi Hotin të fliste, me pretendimin se fjalimi i saj nuk ishte për procedurë.
“Keni folur sa herë keni kërkuar, respekti rregulloren”, i është përgjigjur Spiropali, ku më pas u kërkoi deputetëve të largohen nga foltorja, dhe të njëjtën kërkesë ia bëri edhe Gardës.
/a.r
#Bardhi #afrohet #foltores #së #Kuvendit #bllokohet #nga #Garda #bashkohet #Korreshi #Vokshi #dhe #Sula
Java News