Lefter Alla kërkon lirinë për shkak të shëndetit: Nuk jam në gjendje të përballoj burgun

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla ka dalë sërish në Gjykatën e Posaçme për të kërkuar lirinë. Alla pretendon lirimin për shkak të gjendjes shëndetësore.
Gjatë seancës, avokatit ka sjellë prova të reja nga ekspertët mjekoligjore për sa i përket gjendjes shëndetësore të Allës.
Sipas avoaktit Hysni Demiraj, ka rezultuar se ish-kryebashkiaku nuk është në gjendje të mirë për të përballuar burgun. Seanca u shty për në datë 29 korrik në orën 13:30 deri në shqyrtimin e dokumentacionit.
Alla u arrestua për abuzim me një tender me vlerë mbi 2.8 milion euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
/a.r
#Lefter #Alla #kërkon #lirinë #për #shkak #të #shëndetit #Nuk #jam #në #gjendje #të #përballoj #burgun