Vetaksident në Suharekë – Shoferi humb kontrollin e godet shtyllën, dërgohet në QKUK

Një vetaksident ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Samadrexhë të Suharekës, ku si pasojë shoferi ka pësuar lëndime trupore.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari deri sa ka qenë duke drejtuar veturën, duke mos përshtat shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë betoni.
I dyshuari u dërgua në Spitalin e Prizrenit e më pas u transferua në QKUK në Prishtinë.
“Fsh. Samadrexhë, Suharekë 13.11.2024-18:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar deri sa ka qenë duke drejtuar veturën, duke mos përshtat shpejtësinë me kushtet e rrugës, humb kontrollin dhe godet një shtyllë betoni. Si pasojë e aksidentit i njëjti pëson lëndime trupore dhe fillimisht dërgohet në Spitalin e Prizrenit e me pas në QKUK Prishtinë”, thuhet në raportin e PK-së.
#Vetaksident #në #Suharekë #Shoferi #humb #kontrollin #godet #shtyllën #dërgohet #në #QKUK
gazetablic.com