Aktualitet

Prej dy ditësh e mbajnë pas derës, PD përplaset me Beqajn pas mesnate! Ç’ndodhi në Komision (VIDEO)

`Komisioni Hetimor për dy koncensionet në shëndetësi nuk arriti që të marrë dëshminë e Ilir Beqajt, ish-ministrit të shëndetësisë.

Mbledhja maratonë zgjati deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, por sërish nuk u gjet dakordësia mes palëve.

Ilir Beqaj gjatë gjithë kohës ka qenë në godinën e Kuvendit duke pritur.

Siç shihet edhe në këtë video, Beqaj në një moment i shoqëruar nga avokati i tij ka hyrë në sallën ku zhvillohej mbledhja dhe ka debatuar me deputetët e pakicës. Sipas këtyre të fundit ky është një akt i paprecedentë, “ku një dëshmitar që është nën arrest vjen dhe kërcënon deputetët”.

Pas këtij incidenti, kryetarja e komisionit Albana Vokshi ka urdhëruar largimin e Beqajt nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

/a.r

#Prej #ditësh #mbajnë #pas #derës #përplaset #Beqajn #pas #mesnate #Çndodhi #në #Komision #VIDEO
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button