Sivasspor zbulon: Informuam Shqipërinë për situatën e Manaj, rikuperimi mund të zgjasë 4-6 javë

Rei Manaj u grumbullua nga Shqipëria për ndeshjet e nëntorit por pas kontrollove mjekësore u kuptua se sulmuesi kuqezi nuk mund të luante për shkak dëmtimi. Klubi i Sivasspor, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka shkruar se te kombëtarja ishin në dijeni për situatën e Manajt, që para udhëtimit të futbollistit.
“Lojtari ynë Rei Manaj ka pësuar një dëmtim në muskulin e këmbës së djathë në ndeshjen ndaj Adana Demirspor të luajtur me 25 tetor. Atij iu diagnostikua një dëmtim muskulor gjatë testeve fizike, në përputhje me raportin e përgatitur nga doktori i klubit, në të cilin përcaktohej se Manajt i nevojitej një periudhë rehabilitimi prej të paktën 4-6 javësh.
Gjatë kësaj periudhe, lojtari ynë nuk mund të luante ndaj Rizespor dhe Fenerbahçes për shkak të këtij dëmtimi.
Të premten, më 8 nëntor, klubi ynë informoi ekipin kombëtar të Shqipërisë rreth situatës aktuale të dëmtimit të lojtarit dhe i bëmë të ditur se nuk ushte në gjendje për t’u përzgjedhur për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Ukrainës në Ligën e Kombeve.
Sportisti ynë, i cili u ftua në ekipin kombëtar për të bërë rehabilitimin, u hoq nga skuadra e Shqipërisë pasi mori një mjekim. Rei Manaj do të kthehet në SIvas në javën e ardhshme dhe të vazhdojë trajtimin e tij në ambientet e klubit:”, shkruante Sivaspor në komunikatën zyrtare rreth situatës së sulmuesit shqiptar.
#Sivasspor #zbulon #Informuam #Shqipërinë #për #situatën #Manaj #rikuperimi #mund #të #zgjasë #javë
gazetablic.com