Trump emëroi Rubion si Sekretar Shteti, uron Hasani: Mirëpresim të forcojmë lidhjet e forta midis dy vendeve

Trump ka emëruar Senatorin Marco Rubio nga Florida, si të emëruarin e tij për Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nisur nga ky vendim, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka shprehur urimet e tij për senatorin amerikan, Marco Rubio, si i zgjedhur nga Donald Trump për të shërbyer si Sekretar i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një postim në platformën X, Hasani thekson rëndësinë e këtij emërimi dhe shpreh gatishmërinë për të forcuar më tej marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve.
“Urime Marco Rubio për emërimin, Sekretar i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mirëpresim të forcojmë më tej lidhjet e forta midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, si dhe të punojmë së bashku për të promovuar paqen, demokracinë dhe prosperitetin,” shkruan Hasani.
/a.r
#Trump #emëroi #Rubion #Sekretar #Shteti #uron #Hasani #Mirëpresim #të #forcojmë #lidhjet #forta #midis #vendeve
Java News