U ankua sot me krerët e degëve për censurë, AMA nxjerr bllof Berishën, “mediat e Ramës” i japin 60% të kohës televizive

Pavarësisht pretendimeve dhe gënjeshtrave me thes të Sali Berishës, e vërteta e mbulimit të tij televiziv, nëpërmjet të dhënave zyrtare nga AMA, e nxjerrin atë zbuluar.
“Regjimi” i Ramës i jep Sali Berishës 60% të kohës televizive në mediat audio-vizive.
Sipas grafikut zyrtar të Autoritetit të Medias Audiovizive për muajin tetor 2024 (01.10.2024-31.10.2024) koha e Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha ka qenë si më poshtë:
Vizion Plus: 68.77 %
Top Channel: 67.19%
RTSH: 55.99%
KLAN TV: 73.97%
Ndërsa në radio grafiku është sa më poshtë:
Radio Tirana: 53.19%
Top Albania Radio: 72.46%
CLUB FM: 75.43%
Siç del e qartë nga të dhënat zyrtare, Berisha dhe formacioni i tij politik, zë hapësirë më të madhe audio-vizive se të gjithë subjektet e tjera të marra së bashku.
Është e qartë se pse “regjimi” i Edi Ramës i jep këtë mbështetje të gjera mediatike Berishës. Mjafton të jetë përditë Berisha në TV në mëngjes dhe mbrëmje, që shqiptarët ta kenë më të lehtë votën për Edi Ramën.
#ankua #sot #krerët #degëve #për #censurë #AMA #nxjerr #bllof #Berishën #mediat #Ramës #japin #të #kohës #televizive
Java News