Aktualitet

Frika për përmbytje të tjera në Spanjë, banorët “plastifikojnë” makinat

Mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në Costa del Sol të Spanjës për shkak të frikës nga përmbytjet e reja që mund të godasin zonën, pasi meteorologët kanë parashikuar shirat të dendura për ditët në vijim.

Agjencia e Mbrojtjes Civile e Spanjës dërgoi një alarm në telefonat celularë të banorëve në provincën e Malaga pak pas orës 22:00 mbrëmë, duke paralajmëruar në spanjisht dhe anglisht: ‘Aktivizohet paralajmërimi i kuq. Rrezik ekstrem i reshjeve. Jini shumë të kujdesshëm, shmangni udhëtimet.’

Qytetarët e Malagës, të frikësuar nga një përsëritje e mundshme e përmbytjeve apokaliptike në Valencia në fund të muajit të kaluar, u panë duke lidhur makinat e tyre me shtyllat e tensionit dhe duke i mbështjellë me plastikë për të kufizuar ekspozimin ndaj ujit.

#Frika #për #përmbytje #të #tjera #në #Spanjë #banorët #plastifikojnë #makinat
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button