Aktualitet
Krim i rëndë në Gjakovë, vriten me armë zjarri dy vëllezër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjakovë mbrëmjen e së dielës, ku dy vëllezër kanë mbetur të vdekur pasi janë qëlluar me armë zjarri.
Drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, ka konfirmuar ngjarjen e rëndë, duke bërë të ditur se ajo ka ndodhur në fshatin Madanaj. Sipas tij, njëri nga vëllezërit kë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve.
/a.r
#Krim #rëndë #në #Gjakovë #vriten #armë #zjarri #vëllezër