Mevlani së shpejti baba, ish-partnerja bën deklaratën shokuese: Një natë para se…

Në spektaklin e djeshëm të ‘BBVK’, një prej konkurrentëve mori një surprizë tepër të bukur nga partnerja e tij. Bëhet fjalë për Mevlan Shaban, ku ky i fundit mori lajmin se së shpejti do të bëhet baba.
Mirëpo sikurse e dimë, Mevlani ka patur një lidhje me Livia Brungan, marrëdhënia e të cilëve ka qenë publike dhe për të gjithë ata që i njohin, lidhja e tyre ka patur herë pas here ulje dhe ngritje.
Pasi Mevlani mori lajmin e ëmbël, ka ardhur një reagim nga ish-partnerja e Mevlanit, e cila nëpërmjet një postimi të ndarë në rrjete sociale rrëfehet se natën kur Mevlani do të bëhej pjesë e shtëpisë, i ka dërguar një mesazh Livias teksa i thonte që e donte. Pas kësaj Livia thekson me kunjë: “Shyqyr që kur erdhi tek shtëpia nuk e lejova të më prekte! Urime!”- thotë ajo.
#Mevlani #së #shpejti #baba #ishpartnerja #bën #deklaratën #shokuese #Një #natë #para
Java News