S’ka “paqe” në Komision! “E kam me ty personalisht”, deputetja e PS-së shpërthen ndaj kolegut demokrat, Vokshi ndërpret sërish mbledhjen

Ngritja e toneve ka bërë që mbledhja e Komisionit hetimor për koncesionet në Shëndetësi të ndërpritet sërish. Teksa Albana Vokshi i ka dhënë fjalën deputetes së PS-së Klodiana Spahiu, ka ndërhyrë deputeti i PD-së Xhelal Mziu.
Spahiu ka ngritur zërin dhe ka përplasur duart në tavolinë duke i kërkuar të mos ndërhyjë. Kjo gjë ka sjellë tensionimin e situatës dhe Vokshi ka ndërprerë mbledhjen për një pushim të shkurtër.
“Të lutem mos më ndërhy, po të lutem mos më ndërhy. Të lutem o zotëri a ka mundësi të mos ndërhysh. E kam me ty personalisht. A ka mundësi të mos ndërhysh. Kryetare është e disata herë që edhe ofendon dhe ndërhyn”, iu drejtua Spahiu-Mziut.
#Ska #paqe #në #Komision #kam #personalisht #deputetja #PSsë #shpërthen #ndaj #kolegut #demokrat #Vokshi #ndërpret #sërish #mbledhjen
Java News